“Balerin i dështuar”, “Gjysmake”/ Çfarë ndodhi mes Fifit dhe Ilirit në dhomën e dënimit?

Mediale Vip

“Balerin i dështuar”, “Gjysmake”/ Çfarë ndodhi mes Fifit dhe Ilirit në dhomën e dënimit?

Më: 15 nëntor 2021 Në ora: 12:34
Fifi dhe Iliri

Fifi dhe Iliri e kanë mbyllur mbrëmjen e djeshme me ngacmime. Gjatë kohës që po pinin cigare në oborrin e dhomës së dënimit, këngëtarja dhe balerini nisën të flisnin për qëndrimin e tyre në shtëpinë e “Big Brother VIP”.

Iliri tha se pret të dalë pas një jave nga spektakli, ndërsa kur Fifi e pyeti se kur do të dalë ajo, balerini tha me shaka “më 16 janar 2024”. Kjo ka nxitur “debatin” mes dy banorëve. Fifi e quajti Shaqirin “balerin të dështuar”, ndërkohë që Iliri e quajti atë “gjysmake”.

Pjesë nga debati:

Iliri: Me 21 nëntor.

Fifi: Pse? Del ti?

Iliri: Po, mbaron misioni im.

Fifi: Hajde budall hajde. Hajde trap hajde.

Iliri: Aq e kam unë kontratën.

Fifi: Iku dhe nji.

Iliri: Me 21.

Fifi: Me 21 ti del ë?

Iliri: Po.

Fifi: Po unë? Unë fitoj ë?

Iliri: Ti e ke 16 janar 2024. Ti do rrish vetëm këtu.

Fifi: Ky paska ik fare. O ti… O ti balerin i dështum.

Iliri: Hë, soprano?

Fifi: Mezo-soprano.

Iliri: E di ti ça do me thënë mezo-soprane? Gjysëm?

Fifi: Mesatare.

Iliri: Gjysmake.

Fifi: Po ti je i dështum fare.

Iliri: Ti je gjysmake.

Fifi: Ti je i dështum fare. Të ka ik familja prej veni edhe të kanë qit përjashtë pri loje.

Iliri: Një herë mi theu brinjët, po prit se janë fiq që po piqen.

Fifi: Fiq piq sa të dush ti. Unë po të kallxoj që ti… koreograf… (qesh) Hyn o balerin i dështum.

Iliri: Po o Fif po, gjysmakja…

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat