Zhgënjimi i rradhës nga Jeff Bezos – Shuma që dhuroi për bamirësi po konsiderohet e ‘turpshme’

Mediale Vip

Zhgënjimi i rradhës nga Jeff Bezos – Shuma që dhuroi për bamirësi po konsiderohet e ‘turpshme’

Më: 17 nëntor 2021 Në ora: 14:51
Jeff Bezos me gruan

Kemi filluar të mendojmë se njerëzit mund të mos e pëlqejnë vërtet këtë person, që ka një ndikim të madh në planet.

Jeff Bezos po diskutohet së fundmi, pasi dhuroi 500,000 dollarë për bamirësi.

Themeluesi i Amazon dhe e dashura e tij Lauren Sanchez shkuan në Pacific Design Center (qendër për nevojat e komunitetit të dizajnit, argëtimit, artit etj.) në West Hollywood të shtunën mbrëma, për një event bamirësie – dhe prania e tij, ose të paktën prania e portofolit të tij, nuk u prit ngrohtësisht nga turma.

“Të gjithë prisnin që ai të dhuronte diçka,” tha një burim i brendshëm për njeriun e dytë më të pasur në botë, “Por ai nuk e bëri. Pastaj dikush dhuroi një milion dollarë. Dhe më pas, pak më vonë, [Bezos] dhuroi 500,000 dollarë. Nga dhoma dëgjohej një rënkim.”

“Nëse dikush tjetër mund të dhurojë një milion, Jeff Bezos mund të dhurojë më shumë se një milion,” thanë ata.

Mund të duket një reagim i pahijshëm, duke pasur parasysh se ai humbi gjysmë milioni – derisa të kujtoni se Bezos mund fitojë rreth 142,667 dollarë në minutë. Pra, ai në teori dhuroi më pesë minutat që kaloi për ta vendosur këtë fakt.

Në event u nderua Vanessa Bryant me çmimin Giving Tree për mbështetjen e saj të gjatë të bamirësisë. Ajo nderoi bashkëshortin e saj të ndjerë Kobe, i cili gjithashtu kishte qenë një dashamirës i organizatës. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat