Dj Dagz tregon se ka ndërprerë tre herë studimet

Mediale Vip

Dj Dagz tregon se ka ndërprerë tre herë studimet

Më: 18 nëntor 2021 Në ora: 09:05
Sarah dhe Dj Dagz

Arbri ka treguar mesditën e sotme se e ka ndërprerë tre herë fakultetin.

‘’Nuk më pëlqen, nuk kam nerva’’,- është shprehur ai.

Arbri tregoi se ka tentuar të studiojë për gjuhë angleze dhe më pas për ekonomi.

Dj Dagz ka rrëfyer se arsyeja kryesore e këtyre ndërprerjeve ishin angazhimet e shumta profesionale.

‘’Karriera po ecte shumë mirë dhe unë nuk kisha më kohë për asgjë, u fokusova atje. Pavarësia ekonomike pastaj të bën të llastohesh dhe të mos kesh më asnjë nerv për të studiuar’’,- tha ai.

*Ndryshe, BIG Brother VIP Albania mund ta ndiqni ekskluzivisht në platformën IPKO, në dy kanale të dedikuara posaçërisht për të ndjekur banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, 24/7, pa pagesë shtesë, të numëruara 31 dhe 32 në listën e kanaleve, si dhe përmbledhjen javore në kanalin TOP Channel.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat