Arilena Ara dhe Vera Grabocka bëhen bashkë për herë të parë pas 2 vitesh

Mediale Vip

Arilena Ara dhe Vera Grabocka bëhen bashkë për herë të parë pas 2 vitesh

Më: 18 nëntor 2021 Në ora: 16:40
Arilena Ara dhe Vera Grabocka

Festivali i Këngës në vitin 2019 do të shkaktonte mjaft polemika, të cilat do të kulmonin me fitoren e bujshme të Arilenës me këngën “Shaj”.

Ky do të ishte edhe bashkëpunimi i fundit i Vera Grabockës me Arilenën, bashkëpunim, i cili nisi që në X Factor shumë vite më parë.

Pavarësisht se në media kanë qarkulluar lajme nga më të ndryshme për marrëdhënien e dyshes, duket se tashmë do të mund të kemi edhe një përgjigje.

Do të jetë “Pop Art Festival”, ai që do të bëjë sërish bashkë Grabockën dhe Arën, në datën 19 Nëntor në sheshin Skënderbej.

Vera Grabocka do të jetë regjizorja e festivalit që pritet të mbledhë në shesh mijëra persona dhe të festojë karrierën shuëm vjeçare të popstarit shqiptar, suksesi i së cilës i kaloi edhe kufinjtë.

Tashmë pritet që rezultati i këtij ribashkimi të shihet live në sheshin Skënderbej, këtë të premte në orën 19:00!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat