Fifi: Kam një klip gati me Florin, por nuk është publikuar se dukem 100 kile

Mediale Vip

Fifi: Kam një klip gati me Florin, por nuk është publikuar se dukem 100 kile

Më: 18 nëntor 2021 Në ora: 18:12
Flori Mumajesi dhe Fifi

Mes protagonisteve më të diskutuara brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, mbetet këngëtarja, Fifi, e cila së fundmi ka zbuluar se ka një këngë të pa publikuar me Flori Mumajesin.

Gjatë një bisede me Monikën ajo ka thënë se afërsisht dy vite më parë ajo dhe Flori kishin mbaruar xhirimet e videoklipit të këngës së përbashkët, por nuk është publikuar kurrë dhe shkak për këtë janë bërë kilet e saj të tepërta.

“E kam një këngë me videoklip dhe ka gati që dy vjet, që rri aty klipi. Video projekti muzikor nuk është publikuar akoma sepse dukem sikur kam 100 kile tek ai klip dhe Flori shqetësohet se mos dukem keq”, ka thënë Fifi.

A do publikohet ndonjëherë ky klip mbetet për t’u parë.

Ndryshe, BIG Brother VIP Albania mund ta ndiqni ekskluzivisht në platformën IPKO, në dy kanale të dedikuara posaçërisht për të ndjekur banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, 24/7, pa pagesë shtesë, të numëruara 31 dhe 32 në listën e kanaleve, si dhe përmbledhjen javore në kanalin TOP Channel.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat