Telefonata që emocionoi dhe përloti Arjola Demirin

Mediale Vip

Telefonata që emocionoi dhe përloti Arjola Demirin

Më: 20 nëntor 2021 Në ora: 01:00
Arjola Demiri.

Sonte (e premte) një befasi e këndshme dhe emocionues në Big Brother VIP ka ardhur për aktoren, Arjola Demiri.

“Vëllai i Madh” vendosi që njërit prej banorëve të i ofrohet mundësia që të flas me një person të afërt nga jashtë përmes një telefonate.

Të gjithë banorët unanimisht vendosën që kjo mundësi të i ofrohej Arjolës, e cila kërkoi të fliste me fëmijët e saj.

Pas më shumë se 48 ditësh qëndrimi brenda, aktorja për herë të parë dëgjoi zërin e fëmijëve të saj, në një moment që u përcoll me shumë emocione, ku përveç saj u përlotën të gjithë banorët.

Ndërkohë, kujtojmë që sonte nga shtëpia e Big Brother VIP u largua modeli dhe ish-futbollisti, Kledi Hysa. 

* BIG Brother VIP Albania mund ta ndiqni ekskluzivisht në platformën IPKO, në dy kanale HD, të dedikuara posaçërisht për të ndjekur banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, 24/7, pa pagesë shtesë, të numëruara 30 dhe 31 në listën e kanaleve, si dhe përmbledhjen javore në kanalin TOP Channel.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat