Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, së fundmi publikoi një bashkëpunim të ri me reperin e famshëm australian Masked Wolf.
“It’s You, Not Me” titullohet bashkëpunimi i tyre i ri, i cili në fakt është një ripërpunim i këngës hit të Bebe Rexhës, “Sabotage”.
Artistja me origjinë nga Dibra e Madhe i ka të shpeshta postimet në rrjetet sociale që lidhen me origjinën e saj.
Së fundmi, 32-vjeçarja përmes një shkrimi të publikuar në InstaStory, tregoi se është duke kërkuar një DJ shqiptar për një dasmë shqiptare.
Ajo nuk ka treguar se për dasmën e kujt bëhet fjalë, duke lënë fansat të aludojnë se mund të jetë në plan të afërt edhe dasma e saj, pasi ajo tash e sa kohë është në lidhje me kinematografin amerikan, Keyan Safyari.