I vëllai feston sot ditëlindjen, Donaldi i bën surprizën e bukur nga ‘Big Brother VIP’

Mediale Vip

I vëllai feston sot ditëlindjen, Donaldi i bën surprizën e bukur nga ‘Big Brother VIP’

Më: 21 nëntor 2021 Në ora: 13:20
Donald Veshaj me vëllezërit e tij

Donald Veshaj, konkurrent i këtij edicioni të “Big Brother VIP”, na ka treguar të gjithëve se është tepër i lidhur me familjen e tij.

Sot, Mario, vëllai i tij feston ditëlindjen ndaj aktori i humorit ka menduar t’i bëjë diçka të veçantë.

Ai ka shkruar në një bluzë “Mario edhe 100 vjeç, të dua” dhe më pas e ka veshur.

Së bashku me konkurrentët e tjerë, ata i kanë kënduar Marios këngën e ditëlindjes, surprizë e cila me siguri i ka pëlqyer shumë vëllait të tij.

Më herët, edhe vëllai i tij binjak Romeo, e surprizoi Donaldin brenda në shtëpi.

Ky i fundit është shfaqur me parashutë mbi shtëpi, teksa ka thirrur disa herë emrin e vëllait.

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat