Fansat mendojnë se Priyanka Chopra dhe Nick Jonas janë ndarë dhe kjo është arsyeja

Mediale Vip

Fansat mendojnë se Priyanka Chopra dhe Nick Jonas janë ndarë dhe kjo është arsyeja

Më: 23 nëntor 2021 Në ora: 14:15
Priyanka Chopra dhe Nick Jonas

Fansat po spekulojnë se Nick Jonas dhe Priyanka Chopra janë ndarë pasi aktorja hoqi mbiemrin "Jonas" nga llogaritë e saj në rrjetet sociale.

Chopra shtoi "Jonas" në emrin e saj në Instagram dhe Twitter pas martesës së saj me Nick në vitin 2018. Ndërsa javën e kaluar, ajo e hoqi pjesën e dytë të mbiemrit të saj pa shpjegime, duke bërë që fansat të spekulonin se martesës mes dyshes i kishte ardhur fundi.

Një fans shkroi në Twitter: “Duket sikur diçka nuk shkon” ndërsa një tjetër shtoi: “Vetëm për shkak se një grua heq një pjesë të mbiemrit nuk do të thotë se është automatikisht divorc”.

Megjjthatë reagimet nga fansat që e lidhin veprimin e aktores me një krizë në çift ishin të shumta.

Ndërkohë, nëna e Chopra raportohet se ka folur për News18, duke hedhur poshtë thashethemet për një ndarje.

Madhu Chopra tha: "Kjo është e gjitha mbeturinë, mos përhapni thashetheme."

Në fillim të këtij muaji, Chopra ndau një foto me burrin e saj teksa festonin festën tradicionale indiane Diwali.

“Diwali ynë i parë në shtëpinë tonë të parë së bashku. Kjo do të jetë gjithmonë e veçantë”, ka shkruar Chopra në Instagram.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat