U tha se do të hyjë vëllai i tij, por sonte në “Big Brother VIP” hyn këngëtari i njohur!

Mediale Vip

U tha se do të hyjë vëllai i tij, por sonte në “Big Brother VIP” hyn këngëtari i njohur!

Më: 23 nëntor 2021 Në ora: 16:03
Valon Shehu

Siç është njoftuar, pas Antonelës e Meridianit, sonte një tjetër personazh do t’i bashkohet sonte shtëpisë së “Big Brother VIP”! Ka patur shumë aludime se kush do të jenë banorët e rinj, dhe në rrjet është përmendur shumë emri i Vesel Kurtishajt, ish-fituesit të “Big Brother”. 

Po ashtu edhe emri i modelit kosovar Vigan Shehu, që ka qenë po ashtu më parë pjesë e këtij formati.

Por në fakt asnjëri prej tyre! Banori më i ri do të jetë vëllai i Viganit, Valon Shehu. Këngëtari nga Kosova, njihet për zërin e stilin unik.

Vajzat e “Big Brother VIP” kanë kërkuar vazhdimisht çuna të rinj në shtëpi, BEQARË! Ndaj “Vëllai  i Madh”, do t’jua plotësojë dëshirën, ndonëse nuk e dimë nëse Valoni është ‘single’!

Gjithashtu, kujtojmë se përflitet që pjesë e “Big Brother VIP” do të bëhet edhe aktorja e njohur Eva Alikaj, që shqiptarët e njohin si “Elsa e Pallatit 176”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat