Tension mes nënës së Chiara Ferragni-t dhe nënës së Fedez: Çfarë ndodhi?

Mediale Vip

Tension mes nënës së Chiara Ferragni-t dhe nënës së Fedez: Çfarë ndodhi?

Më: 23 nëntor 2021 Në ora: 17:21
Chiara dhe Fedez

Mediat italiane po flasin për një tension në familjen e çiftit të famshëm të njohur si Ferragnez. Më saktë po përflitet për një marrëdhënie aspak të mirë mes nënës së Fedez dhe nënës së Chiara Ferragni-t.

Sipas medias italiane Dagospia, duket se mes Marina Di Guardo dhe Annamaria Berrinzaghi, përkatësisht nënës së Chiara Ferragni-t dhe të Fedez, ka tensione të vazhdueshme.

Mirëpo, arsyet e problemeve të supozuara mes të dyjave nuk janë të qarta. Megjithatë portali i njohur thekson se asnjëra prej tyre nuk e ndjek njëra-tjetrën në Instagram.

"Ku ka vjehërr, ka problem - në Milano ka një thashethem se marrëdhëniet midis krushkave, Marina Di Guardo, nëna e Chiara Ferragni-t, dhe Annamaria Berrinzaghi e njohur si Tatiana, nëna e Fedez, nuk janë aspak të mira. Gjyshet e Vittoria-s dhe Leone-s as që e ndjekin njëra-tjetrën në Instagram. Vetëm një rastësi?" -shkruan Dagospia.

Ndërkohë Chiara dhe Fedez nuk kanë preferuar t’u përgjigjen thashethemeve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat