“Unë do jetoj, mos u bëni merak”, mikesha e Hueyda El Saied tregon bisedën e fundit me të

Mediale Vip

“Unë do jetoj, mos u bëni merak”, mikesha e Hueyda El Saied tregon bisedën e fundit me të

Më: 24 nëntor 2021 Në ora: 07:40
Hueyda El Saied

Ditën e djeshme janë mbajtur homazhe për artisten Hueyda El Saied, e cila ndërroi jetë në moshën 46-vjeçare si pasojë e një sëmundje të rëndë. Balerina po luftonte prej kohësh me kancerin por e kishte mbajtur të fshehtë.

Sava Bardhi, një mikeshë dhe kolege e Hueyda-s ka treguar për emisionin Rudina bisedën e fundit me 46-vjeçaren, e cila i kishte thënë se do të jetonte. “Për mua ka qenë më shumë se një shoqe, ka qenë një motër e vërtetë. Kemi ndarë çdo gjë bashkë. Ishte një dhimbje shumë e madhe dhe vazhdojmë të përjetojmë.

Ajo jetoi me shumë dinjitet. Sëmundjen e kaloi me shumë dinjitet pa u qarë kurrë duke na dhënë kurajë të gjithëve dhe deri pardje që unë kam folur, ishte ajo që na thoshte që unë ‘do jetoj ju mos u bëni merak’. Sepse ajo besonte deri në momentin e fundit që kjo gjë do kalonte dhe ne do ta vazhdonim jetën si më përpara.

Pozitiviteti e shoqëroi deri në momentin e fundit dhe kjo për mua është një gjë që më dhemb akoma sot më shumë, sepse ndoshta s’kishim mundësi edhe për kohën që jetojmë të ishim afër saj”, tha ajo.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat