Kush është Valon Shehu, banori i ri që iu bashkua mbrëmë shtëpisë së “Big Brother VIP”?

Mediale Vip

Kush është Valon Shehu, banori i ri që iu bashkua mbrëmë shtëpisë së “Big Brother VIP”?

Më: 24 nëntor 2021 Në ora: 11:11
Valon Shehu

Mbrëmjen e djeshme, një tjetër artist i është bashkuar banorëve në shtëpinë e “Big Brother VIP”. Bëhet fjalë për këngëtarin nga Kosova Valon Shehu.

Ai vendosi t’i surprizonte konkurrentët duke kënduar një këngë në oborr, të cilën e shoqëroi edhe me kitarën e tij. Valoni njihet me disa nga banorët, si për shembull me Fifin, Dj Dagz dhe Dj PM, si dhe me Beatrixën.

Sapo Fifi mësoi se cili ishte djali i ri që iu bashkua programit, ajo vrapoi drejt tij për ta takuar.

Më herët, u aludua se banori i ri do të ishte Vigan Shehu. Sipas “Prive” modeli dhe këngëtari kishte vendosur të merrte pjesë në këtë format të ri të “Big Brother”.

Nuk dihet nëse Vigani do t’i bashkohet në javët në vazhdim programit, apo nuk do të marrë pjesë. Deri më tani, Shehu nuk ka bërë asnjë reagim.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat