‘Turp’ Besa Kokëdhima revoltohet pasi Shqipëria nuk shpalli ditë zie për viktimat në aksidentin tragjik në Bullgari

Mediale Vip

‘Turp’ Besa Kokëdhima revoltohet pasi Shqipëria nuk shpalli ditë zie për viktimat në aksidentin tragjik në Bullgari

Më: 24 nëntor 2021 Në ora: 20:04
Besa Kokëdhima

Pas tragjedisë së djeshme, e cila ndodhi në Bullgari ku mbetën të vdekur 46 shqiptarë, pati reagime të shumta nga artistët shqiptarë.

Shumë artistë shqiptarë kanë ndarë dhimbjen dhe kanë shprehur ngushëllime për familjarët e viktimave.

E një reagim ka pasur sot edhe këngëtarja shqiptare Besa Kokdhima, e cila ka vendosur të reagojë ndryshe nga kolegët e saj. Ajo është revultuar me qeverinë shqiptare ku sipas saj nuk kanë shpallur ditë zie.

‘Turp’ ishin fjalët e këngëtares pasi e vetmja Shqipëria nuk ka ndërrmarrë një gjë të tillë.

46 shqiptarë kanë vdekur dje nga gjithsej 52 pasagjerë sa ishin, ku në mesin e tyre 12 fëmijë. Bullagria, Maqedonia e Veriut dhe Kosova ishin shtetet që kanë shpallur ditë zie.

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat