Skivi me dedikim prekës për vdekjen e mikut të ngushtë Albert Krasniqi: Më mungon çdo ditë, do të jesh i paharruar

Mediale Vip

Skivi me dedikim prekës për vdekjen e mikut të ngushtë Albert Krasniqi: Më mungon çdo ditë, do të jesh i paharruar

Më: 24 nëntor 2021 Në ora: 22:28
Skivi me dedikim prekës për vdekjen e mikut të ngushtë Albert Krasniqi

Për më shumë se dhjetë muaj që nga vdekja e ish-anëtarit të Babastars, Albert Krasniqin.

Vdekja e anëtarit të grupit, tronditi të gjithë, sidomos ata që e njohën atë nga afër dhe kishin miqësi me të.

Së fundmi ka qenë një nga miqtë më të afërt të Albertit, Skivi, ai i cili e ka përkujtuar nëpërmjet një postimi në rrjete sociale. Derisa pozon nga varri i të ndjerit, Visar Shala ose siç njihet me pseudonimin Skivi ka thënë se i mungon çdo ditë.

“Më mungon çdo ditë. Pusho në paqe miku im. Do të jesh i paharruar”, kanë qenë fjalët e artistit të njohur.

Kujtojmë që Krasniqi vdiq më 27 janar të këtij viti në një vrasje të ndodhur në rrugën “Ndue Perlleshi” në Prishtinë.

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat