Flori Mumajesi reagon pas situatës që i ndodhi Fifit mbrëmë në Big Brother VIP

Mediale Vip

Flori Mumajesi reagon pas situatës që i ndodhi Fifit mbrëmë në Big Brother VIP

Më: 24 nëntor 2021 Në ora: 23:09
Flori Mumajesi dhe Fifi

Situata e mbrëmshme me Fifin, ku u alivanos brenda shtëpisë së Big Brother VIP ka ngjallur reagime të shumta në publik.

Tani ka reaguar edhe Flori Mumajesi nga “Three Dots”, pjesë e së cilit është edhe vetë këngëtarja nga Kosova.

Në një postim të bërë në Instagram, Flori Mumajesi ka publikuar njërën nga këngët e Fifit.

Image

“E dua zërin tënd. Dedikuar atyre me të cilët jeta nuk u treguar e drejtë duke iu mohuar fjalët, dëgjimin, por edhe ndjenjat.. Nuk jemi dot perfekt edhe po të mundemi s’do të mund të jemi”, ka shkruar Flori në postimin e tij.

Alivanosja e Fifit erdhi pas debatit që ajo pati me opinionisten, Balina Badinaku, e cila i tha Fifit se ajo dashuron vëmendjen, dhe sapo e sheh që i ikën, përfshihet në diçka.

Kjo gjë çoi në acarimin e këngëtares nga Kosova e cila edhe kërkoi të dilte nga shtëpia e Big Brother VIP, ku pas asaj që i ndodhi bëri gati edhe valixhet, por që më pas në një bisedë me Arbana Osmanin, Fifi ndërroi mendje.

Derisa sot, aktori Kreshnik Ibrahimi që është njëri nga miqtë më të mirë të Fifit tregoi se prindërit e saj nuk janë në gjendje shumë të mirë me gjithçka po ndodh me vajzën e tyre.

Ndryshe, BIG Brother VIP Albania mund ta ndiqni ekskluzivisht në platformën IPKO, në dy kanale të dedikuara posaçërisht për të ndjekur banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, 24/7, pa pagesë shtesë, të numëruara 31 dhe 32 në listën e kanaleve, si dhe përmbledhjen javore në kanalin TOP Channel.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat