Donaldi mori edhe aprovimin e të ëmës për lidhjen e re me Beatrixin, zbulohet pse ajo ishte kundër lidhjes me Borën

Mediale Vip

Donaldi mori edhe aprovimin e të ëmës për lidhjen e re me Beatrixin, zbulohet pse ajo ishte kundër lidhjes me Borën

Më: 4 dhjetor 2021 Në ora: 15:18
Donald Veshaj dhe Bora Zemani

Donaldi dhe Bora Zemanin u ndanë pas një historie më shumë se dyvjeçare.

Siç e ka treguar edhe vetë Donaldi, ajo lidhje u bë toksike për shkak të sherreve dhe xhelozive që kishin si çift, dhe një natë prej netësh ai u largua nga shtëpia ku bashkëjetonin në Tiranë.

Burime për “Panorama Plus” treguan se kundër lidhjes së tij me Bora Zemanin ka qenë edhe nëna e tij, e cila e shihte si një marrëdhënie të tensionuar që nuk do t’i çonte askund.

Kjo ishte dhe arsyeja që pas afrimitetit që ai krijoi me Beatrixin, nëna dhe babai i tij hynë në shtëpinë e “Big Brother” jo vetëm për të suprizuar djalin e tyre, por sidomos për t’i dhënë një mesazh aprovimi për njohjen e re.

Ndryshe, BIG Brother VIP Albania mund ta ndiqni ekskluzivisht në platformën IPKO, në dy kanale të dedikuara posaçërisht për të ndjekur banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, 24/7, pa pagesë shtesë, të numëruara 31 dhe 32 në listën e kanaleve, si dhe përmbledhjen javore në kanalin TOP Channel.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat