Grimes i dedikon këngën e re Elon Musk?

Mediale Vip

Grimes i dedikon këngën e re Elon Musk?

Më: 6 dhjetor 2021 Në ora: 09:39
Elon Musk dhe Grimes

Grimes, ish-partnerja e Elon Musk, duket se i është referuar këtij të fundit në këngën e saj të re, “Player of Games”.

“Unë jam dashuruar me lojtarin më të madh,” thotë ajo, “por ai gjithmonë do ta dojë lojën më shumë se mua.”

Kujtojmë se Musk krijonte video-lojëra para se të bëhej milioner. Në janar, ai postoi në Twitter se ende luan Halo, një video-lojë. Me “lojë” ajo me shumë mundësi i referohet punës dhe mungesës së tij në jetën familjare.

Detajet se mund t’i referohet Elon në këngë bëhen më të dyshimta kur në një tjetër pjesë këndon: “Largohu drejt zonës së ftohtë të hapësirës, edhe dashuria nuk mund të të mbante në vendin tënd.”

Musk, themelues i SpaceX që krijon anije kozmike për planin e tij për të kolonizuar Marsin, tha për Page Six se puna ishte arsyeja e ndarjes.

"Kryesisht puna ime në SpaceX dhe Tesla kërkon që unë të jem kryesisht në Teksas ose të udhëtoj jashtë shtetit dhe puna e saj është kryesisht në Los Angeles. Ajo po qëndron me mua tani dhe bebi X është në dhomën ngjitur,” tha ai në fund të shtatorit.

Grimes, emri i vërtetë i së cilës është Claire Boucher, dhe Elon u bënë prindër në maj të vitit 2020 pasi erdhi në jetë vogëlushi X Æ A-Xi. Musk ka edhe pesë djem të tjerë nga martesa me Justine Wilson: binjakët Griffin dhe Xavier dhe trinjakët Damian, Saxon dhe Kai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat