Zyrtarizohen emrat, ja kush do jenë prezantuesit e Festivalit të Këngës në RTSH. Si do organizohen tre netët live

Mediale Vip

Zyrtarizohen emrat, ja kush do jenë prezantuesit e Festivalit të Këngës në RTSH. Si do organizohen tre netët live

Më: 6 dhjetor 2021 Në ora: 16:35
Ardit Gjebrea

Edicioni i 60-të i Festivalit të Këngës në Radio Televizionin Shqiptar do të mbahet këtë vit në datat 27, 28, 29 dhjetor në Pallatin e Kongreseve teksa këtë të hënë u prezantua zyrtarisht edhe “ekipi” i prezantuesve. 

Ardit Gjebrea rikthehet në këtë festival, pas shumë vitesh, në këtë edicion jubilar të 60-të të Festivalit të Këngës në rolin e prezantuesit. Krah tij në prezantim do të jenë emra të njohur të ekranit, këngëtarja Jonida Maliqi dhe moderatorët Xhemi Shehu, Isli Islami dhe Kelvi Kadilli.

“Prisni dashuri dhe muzikë të vertetë!”, ishin fjalët e Ardit Gjebrea në konferencën për shtyp të #Fest60, më 6 dhjetor.

Kozeta Kurti dhe Zefina Hasani do të jenë pjesë të fjalës së Festivalit duke qenë bashkë skenariste, të cilat në konferencën e sotme treguan pak nga surprizat e tri netëve live.

Nata e parë i dedikohet konkurrimit të 20-të këngëtarëve, nata e dytë nostalgjisë, duke qenë prezent çdo emër që ka lënë gjurmë, në 60 vjet histori dhe nata e tretë, më 29 dhjetor, do t’i dedikohet formatit të Eurovisionit.

Në Festivalin e 60-të, do të konkurojnë midis tyre këngët e interpretuara nga:

Alban Ramosaj

Denis Skura

Evi Reçi

Gjergj Kaçinari

Janex (Xhejn Kumrija)

Kastro Zizo

Kelly

Mirud

Rezarta Smaja

Ronela Hajati

Saimir Çili

Stefi dhe Endri Prifti

Shega

Urban Band

Eldis Arrnejti

Ester Zahiri

Kejsi Rrustja

Olimpia Smajlaj

Viola Xhemali

Xhuljana Pjetra.

Image
Fotografia e publikuar në Instagram
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat