Intervista e Meghan dhe Princ Harry, më e klikuara në vitin 2021

Mediale Vip

Intervista e Meghan dhe Princ Harry, më e klikuara në vitin 2021

Më: 11 dhjetor 2021 Në ora: 09:15
Princ Harry dhe Meghan

Intervista e Dukës dhe Dukeshës së Sussex me Oprah Ëinfrey është më e kërkuara në historinë e Google Trends.

Motori i kërkimit publikoi listën e tij “Viti në kërkim” për 2021 më 8 dhjetor, duke zbuluar se intervista dominonte kërkimet në mars.

Gjatë intervistës dy-orëshe, e cila u transmetua në SHBA më 7 mars dhe një ditë më vonë në Britani të Madhe, Harry dhe Meghan dhanë disa deklarata polarizuese.

Meghan Markle tha se kishte menduar vetëvrasjen në kohën kur jetonte dhe punonte në familjen mbretërore, dhe se kur u përpoq të kërkonte ndihmë profesionale, asaj iu tha se “nuk do të ishte mirë për institucionin”.

Prince Harry dhe Meghan u larguan zyrtarisht nga familja mbretërore, pasi sikurse thanë ata, në Pallatin Mbretëror ishin shfaqur shqetësime rreth ngjyrës së lëkurës së djalit të tyre, Archiet.

Sipas AP Neës, intervista u ndoq nga rreth 49.1 milionë shikues në 17 vende. Në SHBA, 17.8 milionë njerëz u akorduan për ta parë atë në CBS, ndërsa 13.3 milionë njerëz në Mbretërinë e Bashkuar e panë atë në ITV.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat