A paragjykohet Antonela? Ylli Limani bën analizën e thellë për të

Mediale Vip

A paragjykohet Antonela? Ylli Limani bën analizën e thellë për të

Më: 11 dhjetor 2021 Në ora: 13:37
Antonela, Ylli Limani

Arbana sot pyeti Antonelën nëse ndihet e paragjykuar në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, ”Big Brother VIP”.

Antonela tha se ndihet nga e paragjykuar nga të gjithë dhe që në fillim.Sipas saj ajo paragjykohet se ka qenë konkurrente e ‘Për’puthen’ dhe prej sjelljes së saj ngacmuese.

Kjo gjë hapi diskutime dhe banorët mendojnë se është Antonela ajo që paragjykon dhe përzihet e duhet të presë të njëjtën gjë.

Balina mendon se Antonela është paragjykuar, por ajo mund ta ndryshonte këtë mendim.

BalinaNe të gjithë paragjykojmë, por më pas kjo gjë varet nga ne. Kur ne krijojmë marrëdhëniet njerëzore e kemi në dorë ta ndryshojmë. Ti ngacmon, atëherë prit të ngacmohesh, paragjykon prit të njëjtën gjë.Ne njerëzve u nxjerrim anën e mirë ose të keqe dhe ti Antonela duke qenë thumbuese nuk u nxjerr anën më të mirë njerëzve ndaj teje. Të kanë paragjykuar, por ke pasur kohë mjaftueshëm aty brenda për ta ndryshuar.

Ndërsa Ylli Limani i ftuar ditën e sotme bëri një analizë të thellë për Antonelën.

YlliAntonela më dhimbset. Duket si ai fëmija që është bullizuar dhe bullizon kur rritet. Duke u nisur edhe nga programi tjetër e duke ditur historinë e saj, Antonela është rritur pa babain. Kur nuk ke prezencën emocionale të babait apo të njërit nga prindërit, ti rritesh me idenë se nuk të duan, prandaj ajo preferon të sulmojë në fillim , sepse niset me idenë që nuk do më duan, ose nuk do i japin çka ajo jep,prandaj thotë më mirë mbrohem në këtë lloj forme sesa lëndohem.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat