Mos vallë Justin dhe Hailey po bëhen prindër?

Mediale Vip

Mos vallë Justin dhe Hailey po bëhen prindër?

Më: 11 dhjetor 2021 Në ora: 14:07
Justin dhe Hailey Bieber

Justin dhe Hailey Bieber janë përfolur shpesh se mund të bëhen shumë shpejt prindër dhe pavarësisht nëse kjo është e vërtetë apo jo, modelja e ka në mendje mëmësinë.

Në një skenë të fshirë nga videoja e saj e fundit në YouTube me Rosie Huntington-Whiteley të postuar të premten, 10 dhjetor, modelja 25-vjeçare i kërkoi Rosie-t këshillën e saj më të mirë për mëmësinë. Hailey e parapriu pyetjen duke pranuar se ajo nuk di asgjë për mëmësinë, por se do fëmijë me bashkëshortin e saj Justin Bieber “një ditë” dhe i kërkoi Rosie-t udhëzimet e saj.

Modelja tjetër, 34 vjeçe, e cila aktualisht është në pritje të fëmijës së saj të dytë me yllin e aksionit Jason Statham, tha se mendonte se Hailey do të “bëhej një nënë e bukur” përpara se ta këshillonte me fjalët e saj të mençura.

“Tregohu e kujdesshme me veten, sepse është e vështirë, pavarësisht nëse je një nënë që rri në shtëpi apo nëse je një nënë që punon. Ti merr përsipër shumë”, u përgjigj Rosie.

“Mos dëgjo shumë atë që thonë njerëzit e tjerë. Mos i dëgjo shumë këshillat”, tha më tej ajo.

Ajo gjithashtu deklaroi se ndihej “me të vërtetë me fat” që kishte shumë gra në jetën e saj të bashkuara për ta mbështetur gjatë dy shtatzënive të saj.

“Unë mund të telefonoj mamanë time, në dyshemenë e banjës sime, duke qarë, duke i kërkuar këshilla. Dhe mendoj se mbështetesh tek gjyshja, këshillat e nënës, gratë më të vjetra që e kanë kaluar atë. Sasia e pëlqimeve, miqësisë dhe mbështetjes që ndieja nga gratë ishte si asgjë tjetër që kisha përjetuar. Dhe me të vërtetë është thjesht një lidhje e mrekullueshme të kesh midis nënave të tjera”, shpjegoi modelja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat