Semi, Fjoralba, Morena dhe Argjira, shoqet e vitit

Mediale Vip

Semi, Fjoralba, Morena dhe Argjira, shoqet e vitit

Më: 12 dhjetor 2021 Në ora: 08:43
Semi, Fjoralba, Morena dhe Argjira

Ka situata që edhe ty të kanë bërë të dyshosh tek një person i afërt që ke, sidomos ata të rrethit të ngushtë shoqëror. Ama ka dhe nga ato situata ku pikërisht mikeshat më të ngushta të vërtetojnë që jo vetëm janë aty për ty, por e ngrenë zërin që t‘i dëgjojnë të gjithë dhe hidhen në zjarr për ty.

Mes disa personazhe publikë ka ndodhur pikërisht kjo dhe asnjëra prej tyre nuk i shpëtoi syrit të publikut që i sheh me admirim dhe mbase pak fare zili.

Me siguri e mbani mend mbrojtjen që i ka bërë Semi, mikeshës së saj të ngushtë Borës, kur në Big Brother pati disa ngjarje që lidheshin me të dhe Donaldin (dikur çift). Ajo ishte e para që u hodh në mbrojtje të moderatores. E njëjta gjë ndodhi dhe natën e spektaklit kur u diskutua për raportin e Beatrix dhe Donaldit. Semi mbajti anën e mikeshës së saj dhe u largua nga studio në mes të spektaklit. Raporti i Semit me Borën ka qenë përherë një nga më të diskutuarit, pasi mikeshat shpesh i kanë dedikuar edhe fjalë të bukura njëri-tjetrës.

Nga ana tjetër, Fifi pati disa problematika dhe ngjarje që ja vështirësuan qëndrimin në shtëpinë e Big Brother. Ajo u përball me komente nga më të ndryshmet kur doli, por jo më pak edhe brenda shtëpisë. Por me gjithë gjendjen e rëndë emocionale, pati shumë miq të saj që e mbrojtën. Ndër ta ishte edhe Morena Taraku, që pak javë më parë bëri një shkrim të gjatë dedikuar Fifit. Ajo foli me superlativa për të duke theksuar se e mbështet fortë si mikeshë.

Të freskët fare kemi edhe një tjetër ngjarje që ndodhi dje në shtëpinë e BBV. Einxhel pati një përballje me Ilirin gjatë live-t dhe u ofendua shumë prej tij. Menjëherë në mbrojte i ka dalë Argjira Spanca, moderatorja që është edhe mikeshë e ngushtë e saj, madje po menaxhon dhe Instagramin e banores së BBV. Me disa postime në Instagramin e saj dhe të Einxhel, Argjira mbrojti mikeshën e saj hapur. Por ajo nuk qe e vetmja. Fjoralba Ponari gjithashtu pati një debat të fortë më një komentuese në rrjete sociale për të njëjtën gjë. Me shumë seriozitet dhe qetësi, moderatorja tregoi se është në krah të Einxhel në këtë rrugëtim.

Këto vajza kanë shkruar e reaguar duke marrë parasysh të gjithë kostot që ka një reagim publik në këto situata dhe as nuk e menduan të stepen nga komentet (edhe negative) që do vinin pas. A nuk do donit dhe ju të kishit një shoqe si Semi, Morena, Argjira dhe Fjoralba?

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat