Në mënyrën më të pazakontë, dy vajza të reja i bashkohen “Për’puthen”

Mediale Vip

Në mënyrën më të pazakontë, dy vajza të reja i bashkohen “Për’puthen”

Më: 12 dhjetor 2021 Në ora: 09:45
Foto ilustrim

Sot, në “Për’puthen” ka patur hyrje të reja, krejt ndryshe nga më parë.

Vajza e parë, hyri në mënyrën më të pazakontë.

Pa e parë, pa asnjë të dhënë për të, ajo u bë pjesë e programit, zgjodhi Erionin, për një takim, ku ata mund të njiheshin përmes zërit e diskutimeve. Madje, takimi e bëri xheloze Mikelën, që mezi po priste të mbaronte takimi.

Gjithsesi, ata nuk ia zbuluan portretin, pasi vajza nga Librazhdi, do të prezantohet të hënën në “Për’puthen” ditore.

Ndërsa, vajza e dytë quhet Ana, vjen nga qyteti i Shkodrës, por prej tetë vitesh jeton në Tiranë.

Profesioni i saj është make-up artiste. Që në fillim të hyrjes së saj djemtë duket se shprehën interes, ndërsa pyetja e Endrit i dha fund dilemave. Ana tregoi se ka pëlqim për dy djem dhe ata janë Bruno dhe Erionin. Kjo përgjigje e saj irritoi paksa Endrin i cili e pyeti se përse vajzat që hyjnë më vonë shprehin pëlqim vetëm për djemtë që kanë marrë famë.

Epo, më shumë se kaq nuk mund të trazoheshin ujërat…

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat