Aktorja rrëfen periudhën e vështirë të shtatzënisë

Mediale Vip

Aktorja rrëfen periudhën e vështirë të shtatzënisë

Më: 12 dhjetor 2021 Në ora: 13:58
Keira Knightley

Keira Knightley e ka përshkruar shtatzëninë e saj të dytë si “ferr” për shkak të vuajtjes nga dhimbjet e nervit shiatik në atë kohë. Aktorja, 36 vjeçe, zbuloi se kjo e frymëzoi të merrte rolin e saj në filmin e Krishtlindjeve “Silent Night”.

Në kohën e xhirimeve, ajo ishte shtatzënë me vajzën e saj Delilah dhe vuante nga dhimbjet në këmbë kur lexoi për herë të parë skenarin për filmin festiv – i cili u filmua në shkurt të vitit 2019.

 “Ne e filmuam atë përpara Covid-it dhe unë isha shtatzënë me vajzën time të dytë kur lexova skenarin. Kishte qenë një shtatzëni e tmerrshme”, tha aktorja për “Stylist Magazine”.

Keira pranoi se ajo luftoi me dhimbjet e nervit shiatik pasi kishte të përziera të forta për gjashtë muaj të fortë.

Shiatiku është një term që përdoret për të përshkruar dhimbjen nervore në këmbë që shkaktohet nga acarimi ose ngjeshja e nervit shiatik.

“Kisha të përziera për gjashtë muaj të fortë. Kisha disa javë kur u ndjeva mirë, dhe më pas pata dhimbje të nervit shiatik, kështu që isha në agoni dhe me të vërtetë e zemëruar”, vazhdoi ylli i “Love Actually”.

Në muajt e fundit, aktorja britanike përjashtoi mundësinë e filmimit skenave të turpshme në filma në vazhdim– përveç nëse një regjisore femër po i bën xhirimet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat