Dasma, unaza e diamantit dhe bashkëjetesa… Dojna dhe Vlashenti na zbulojnë gjithçka

Mediale Vip

Dasma, unaza e diamantit dhe bashkëjetesa… Dojna dhe Vlashenti na zbulojnë gjithçka

Më: 13 dhjetor 2021 Në ora: 09:01
Dojna Mema dhe Vlashent Sata

Çifti i njohur Dojna Mema dhe Vlashent Sata janë gjithnjë në qendër të vëmendjes sa i përket historisë së tyre të dashurisë. Ata kanë qenë të ftuar në programin “Jonida’s Room” në Vizion Plus ku kanë folur jo vetëm për projektet e tyre profesionale por edhe për të shumëpriturën dasmën e tyre, duke zbuluar secili dëshirat që ka për atë moment:

Dojna:Unë këtu nuk flas tërhiqem

Vlashent:Dojna është shumë tradicionale në këtë pjesë.

Dojna:Propozimi në kokën time e dua shumë madhështor, nuk dua njëpropozim që e kanë bërë të gjithë të tjerët.

Vlashent: Kam kontaktin e Elon Musk po shoh për një udhëtim në mars. Unë nuk e quaj martesë për mua është e rëndësishme fakti që ti do të rrish me atë person. Pasi martohesh s’kam parë njerëz që zbukurohen pas martese. Ne nëse do kemi fatin të jemi bashkë do jemi gjithnjë të bukur edhe pas martese.

Dojna ka thënë gjithashtu se dasmën e preferon për fotot dhe sigurisht për unazën e diamantit që do dëshironte ta trashëgonte.

Çifti ka pohuar gjithashtu se jeta e tyre është e ndarë mes Parisit dhe Tiranës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat