I kërkoi rikthim ndërsa bashkëjeton me modelen, Kim e turpëruar nga veprimet e Kanye-s

Mediale Vip

I kërkoi rikthim ndërsa bashkëjeton me modelen, Kim e turpëruar nga veprimet e Kanye-s

Më: 14 dhjetor 2021 Në ora: 14:45
Kim dhe Kanye

Kim Kardashian ka paraqitur dokumente për të qenë ligjërisht beqare, sepse ajo është në siklet nga veprimet e fundit të Kanye West, thotë një burim për Page Six.

Reperi është lutur publikisht që Kardashian të rikthehet, por kjo ka ndodhur ndërsa e dashura e tij modele, Vinetria, vazhdon të qëndrojë në shtëpinë e tij në Malibu.

“Kim po bën një deklaratë për të qenë ligjërisht beqare”, tha një burim për Page Six. “Ajo mendon se është e çuditshme që Kanye vazhdon të thotë se e dëshiron atë, por gjatë gjithë kohës ai ka modelen 22-vjeçare në shtëpinë e tij në Malibu”.

Nëse një gjykatës nënshkruan dokumentet, të cilat u depozituan në Los Anxhelos të premten e kaluar, Kardashian do të konsiderohet "legalisht beqare" ndërsa ajo dhe West vazhdojnë të zgjidhin çështjen e kujdestarisë së fëmijëve dhe kushtet e divorcit të tyre.

Kim, e cila paraqiti kërkesën për divorc në shkurt, po kërkon gjithashtu të rimarrë mbiemrin e saj të vajzërisë dhe të heqë zyrtarisht mbiemrin “West” që ndan aktualisht me reperin dhe tre fëmijët e tyre: North, Saint, Chicago dhe Psalm.

Ndërkohë që Kanye është duke u frekuentuar me Vinetria-n, Kim po del me Pete Davidson që nga nëntori dhe nuk duket se është shumë e prirur për idenë e pajtimit me West.

Megjithatë thuhet se Kardashian ende dëshiron t'i mbajë marrëdhëniet të mira mes saj dhe West, për hir të fëmijëve të tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat