DiCaprio shqetësohet nga nudoja e Meryl Streep në sheshxhirim!

Mediale Vip

DiCaprio shqetësohet nga nudoja e Meryl Streep në sheshxhirim!

Më: 15 dhjetor 2021 Në ora: 17:19
Leonardo DiCaprio, Meryl Streep

Për filmin e fundit, “Don’t Look Up” , Meryl Streep nuk e ka aspak problem të zhvishet. Por protagonisti tjetër, Leonardo DiCaprio ka këmbëngulur që të mos xhirohet skena nudo.

“Ai e konsideron aktoren si një figurë special në kinema. Nuk do t`i pëlqente ta shihte të zhveshur, qoftë edhe për një sekondë”, shpjegoi për “The Guardian” regjisori Adam McKay.

Në film Streep interpreton presidenten e Shteteve të Bashkuara, Janie Orlean -një parodi ndaj Donald Trump-, që duhet të bëjë llogaritë me një asteroid të aftë të shkatërrojë Tokën.

DiCaprio dhe Jennifer Lawrence, interpretojnë dy astronomë, që duhet ta shpëtojnë me cdo kusht planetin nga shkatërrimi. Regjisori në fund ka vendosur të mos heqë dorë nga skena e shumëdiskutuar, por do të përdorë një dublante me qëllimin që të mos shfaqet në ekran “fundshpina” e vyer e Streep

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat