Big Mama në VIP Shpija e Kosovës gati e kishte rrahur me “llos” këngëtaren nga Shqipëria

Mediale Vip

Big Mama në VIP Shpija e Kosovës gati e kishte rrahur me “llos” këngëtaren nga Shqipëria

Më: 15 dhjetor 2021 Në ora: 18:34
Big Mama

Në vitin 2010 Big Mama ka qenë pjesëmarrëse në VIP Shpija e Kosovës.

Përveç humorit që këngëtarja ka, aty pamë edhe një anë tjetër të saj, ku pati zënka të ashpëra me këngëtaren nga Shqipëri, Rezarta Shkurta.

Së fundmi dëgjohet një fjalor i tmerrshëm i këngëtares nga Tetova.

“Ti je gjarpër. E di ça të bëjë unë ty, ti je pise, ta luj nënën”, dëgjohet duke i thënë Big Mama Rezarta Shkurtës.

Ndryshe, një debat të ashpër e po me një fjalor jo të mirë, Big Mama e pati edhe dje në Big Brother VIP Albania, me Antonelën, ku në një moment këngëtarja nga Tetota i thotë “paloje”.

“Mos hi shumë laknave, qepe”, vazhdon Big Mama.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat