Mozzik jep mesazhin e fortë me foton e papublikuar më parë

Mediale Vip

Mozzik jep mesazhin e fortë me foton e papublikuar më parë

Më: 15 dhjetor 2021 Në ora: 23:15
Mozzik

Mozzik është kthyer pas në kohë dhe ka ndarë me ndjekësit një kujtim nga fëmijëria e tij.

Krahas një fotoje ku shihet me të atin dhe me Getinjon, reperi shprehet se ndihet me fat që është rritur nga një prind i mrekullueshëm i cili ka bërë çdo gjë për ta.

Ai përcjell dhe një mesazh për të gjithë teksa shprehet se duhet t’i vlerësojmë gjithmonë njerëzit e afërt.

“Kjo fotografi shpeshherë më gëzon dhe shpeshherë më mërzit. Më gëzon fakti që patëm e kemi një baba të mrekullueshëm, të mirë e të edukuar, që kurrë ne jetën e vet nuk diti të mendonte për vete para se të mendonte për ne. Në gjendje të mbajë 3-4 lloj punësh që të rritemi shëndoshë e mirë. Kohë e vështirë ka qenë shumë. Por e bën më të mirë tani kur e sheh se nga ku e deri ku kemi arritur.

Ana tjetër që më mërzit është që sa shpejt ikin vitet…por shumë shpjet. Babës tem kur jam me punë në Evropë ose në botë diku me koncerte i shkruaj: Bablok mbrriva a jeni mirë? Baba: Shyqyr Zotit, ne jemi mirë kur ju jeni mirë gjithmonë. Andaj vlerësoni gjithmonë atë që keni. Të jem i sinqertë baba im është idoli im. Respekt.“, shkruan Mozzik

Image
Insta
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat