Lirohet Noizy nga paraburgimi, policia e Kosovës jep detaje

Mediale Vip

Lirohet Noizy nga paraburgimi, policia e Kosovës jep detaje

Më: 16 dhjetor 2021 Në ora: 10:53
Noizy

(E plotësuar) -  Noizy është liruar nga paraburgimi.

Ai është shfaqur në Instagram ku ka postuar një video pa asnjë përshkrim.

Nëse nuk e dini, reperi nga Shqipëria është arrestuar mbrëmë nga Policia e Kosovës.

Image
Noizy

Arrestohet Noizy në Kosovë

Reperi i njohur, Rigels Rajku i njohur si Noizy është arrestuar mbrëmë nga Policia e Kosovës.

Lajmi e ka konfirmuar, zëdhënësja e rajonit të Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Mbrëmë në pikën kufitare, në Vermicë nga policia është ndaluar një person, i cili është shoqëruar në stacionin policor Qendra në Prishtinë. Ndaj tij ka qenë aktive një urdhëresë të gjykatës. Zyrtarët policor në koordinim me institucionet përkatëse, po kryejnë veprimet e nevojshme procedurale”, tha zëdhënësja.

Së fundmi, Noizy ka qëndruar disa ditë në Zvicër, ku edhe ka publikuar fotografi të ndryshme nën shoqërinë e aktorit, Blerim Destani dhe reperit, Gramoz Aliu i njohur si Mozzik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat