‘Njëra dihet, tjetra ka ngelur pa u shpjeguar’, Arjola zbulon pse ka hyrë në BB VIP

Mediale Vip

‘Njëra dihet, tjetra ka ngelur pa u shpjeguar’, Arjola zbulon pse ka hyrë në BB VIP

Më: 16 dhjetor 2021 Në ora: 13:32
Arjola Demiri

Arjola Demiri ka qenë prej disa ditësh në qendër të vëmendjes për shkak të debateve të ashpra që ka pasur me Donald Veshajn.

Gjatë mbrëmjes së djeshme, aktorja e njohur ka biseduar me Ilirin, ku ka zbuluar se ka vendosur për tu bërë pjesë e BBV për dy arsye, një prej të cilave ka të bëjë me fëmijët ndërsa tjetrën e ka lënë ende mister.

Biseda mes Arjolës dhe Ilirit:

Arjola: Unë kam ardhur për dy arsye, të parën e kam konsumuar edhe e dyta ngelet pa u shpjeguar dhe nuk jam e mërzitur që po thuhet fjala viktimizim se vetëm ja rrisin vlerën asaj që do të them unë.

Iliri: Kur të viktimizojnë ty, viktimizojnë një kategori të tërë.

Arjola: Po e vërtetë,edhe ajo kategori që është si e imja ka nevojë për forcë, ka nevojë për inspirim. Ajo që më bën për të qeshur shumë është se nënvlerësimi kundrejt meje ka qenë shumë i madh edhe kanë bërë shumë gabim.

Iliri: Nuk ka qenë nënvlerësim, ata kanë menduar se ti ishe në anën e tyre edhe kur i ke dalë bllokadë në konceptin tënd kjo ka krijuar çudi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat