Lirohet Noizy, kjo është shuma e gjobës që pagoi

Mediale Vip

Lirohet Noizy, kjo është shuma e gjobës që pagoi

Më: 16 dhjetor 2021 Në ora: 14:12
Noizy

Noizy ka postuar për herë të parë pas raportimeve me të cilat nisi dita e sotme ku u bë e ditur se reperi është ndaluar natën në pikën kufitare në Vërmicë dhe është shoqëruar në stacion policor.

Duke mos thënë asgjë ai e ka thënë gjënë më të rëndësishme – mesazhin se tashmë është liruar.

Lajmin e ka konfirmuar Mirlinda Gashi, zëdhënësja e Gjykatës dhe bëhet me dije se reperi u lirua vetëm pasi pagoi gjobën prej 2 mijë eruosh.

Është raportuar se reperi ka paguar gjobë kundrejt fitimit të lirisë për një prej çështjeve për të cilën duhej të mbante disa ditë burg.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat