Habit reperi i njohur: Do të mbetem i pastrehë brenda vitit, pronat do t’i kthej në kisha

Mediale Vip

Habit reperi i njohur: Do të mbetem i pastrehë brenda vitit, pronat do t’i kthej në kisha

Më: 16 dhjetor 2021 Në ora: 15:50
Kanye West

Kanye West ka surprizuar sërish me deklaratën e tij teksa është shprehur se do të mbetet i pastrehë pasi po i kthen të gjitha pronat e tij në kisha.

Reperi amerikan tha se shoqëria po vritet nga “sundimi kapitalist” duke shtuar: “Është koha për ta ndryshuar këtë”.

Ai tha se do të mbetet i pastrehë pas një viti pasi do t’i kthejë të gjitha shtëpitë në kisha.

“Ne po e bëjmë këtë jetimore dhe do të jetë një vend ku çdokush mund të shkojë. Duhet të jetë si një komunë artistësh. Ushqimi duhet të jetë gjithmonë i disponueshëm.”, tha ai.

Kohët e fundit është raportuar se reperi po planifikon të ndihmojë të pastrehët në Los Anxhelos duke ofruar arsimim dhe strehim për ata që kanë nevojë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat