Aktori i njohur sulmon Ilir Shaqirin

Mediale Vip

Aktori i njohur sulmon Ilir Shaqirin

Më: 16 dhjetor 2021 Në ora: 16:06
Ilir Shaqiri

Balerini, Ilir Shaqiri, është njëri nga banorët më të komentuar të shtëpisë më të famshme në Shqipëri, i cili shihet nga ndjekësit dhe ish-konkurrentët si një nga pretendentët për të fituar çmimin e madh.

Iliri është njëri prej balerinëve më të njohur e më të suksesshëm shqiptar, teksa ka personazhe të njohura që nuk mendojnë që karriera e tij është aq e pastër.

Aktori shqiptar, Oni Pustina ka komentuar shpeshherë banorët e shtëpisë, por së fundmi ai ka lënë një koment në faqen zyrtare të shtëpisë, ku nuk ka thënë fjalë të mirë për Ilirin.

 

 

Image
Insta

Ai shkruan se balerini shqiptar ka një jetë që xhelozon sukseset e shqiptarëve në Itali dhe se përpiqet përmes intrigave të jetë në nivel të tyre, kështu duke uruar që ta fitoj çmimin e madh dhe në fund të ndihet i realizuar dhe të mos sillet më si “burrë me gjak gruaje”.

Theksojmë, Oni është një ndër shqiptarët më të njohur në Itali, i cili ka qenë pranë Maria De Filippit për shumë kohë. Ndërsa, ka qenë i martuar me një nga balerinat e saj historike në “Amici”, Ambeta Toromanin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat