4 mesazhet e fshehta në kartolinën e fundvitit të Kate, William dhe fëmijëve

Mediale Vip

4 mesazhet e fshehta në kartolinën e fundvitit të Kate, William dhe fëmijëve

Më: 16 dhjetor 2021 Në ora: 16:33
Kate, William dhe fëmijët

Ka dalë prej disa ditësh, që në 10 dhjetor, por vetëm orët e fundit ekspertët arritën të identifikojnë mesazhet e fshehta pas kësaj kartoline mbretërore.

William dhe Kate tregojnë një shfaqje të rrallë, publike të dashurisë

Kanë qëndruar gjithmonë strikt, veç kësaj here që kanë vendosur duart në gjunjtë e njëri-tjetrit. Kohët e fundit, gjithnjë e më shumë, çifti ka shfaqur dashuri ndaj njëri-tjetrit në publik. Disa mendojnë se ndryshimi është frymëzuar nga Princi Harry dhe Meghan Markle.

Vendndodhja e fotos është e rëndësishme për familjen Middleton

Kate ka jetuar në Jordani kur ishte fëmijë. Babai i saj punonte për British Airëays dhe e kishte marrë familjen për të jetuar në Jordani në 1984-1986. Kësaj radhe Kate u rikthye si e rritur, me fëmijët e saj.

William me pantallona të shkurtra, veshja e zakonshme për mbretin e ardhshëm

Nuk ndodh shpesh që William të dalë në publik me pantallona të shkurtra. Njoftimi për shtyp i pallatit nuk sqaroi se kur kanë qenë në këtë udhëtim, por një raport i revistës People tregon se fotografia është marrë në një pushim privat familjar, gjë që do të shpjegonte veshjen joformale të princit.

Princesha Charlotte dhe Princi Louis duket se kanë veshur këpucë të njëjta

Veshjet e familjes janë të mirëkoordinuara për foton. William, Middleton dhe George kanë të gjithë të veshur nuanca paksa të ndryshme të së gjelbrës, ndërsa William dhe dy djemtë e tij kanë veshur këmisha polo. Charlotte dhe Louis janë të veshur të dy me veshje blu, por duket se koordinimi i tyre shtrihet edhe tek këpucët e tyre: Ata kanë veshur atlete blu të njëjta. Të dy në fakt janë në radhë për fron pas vëllait të madh që është direkt pasardhës i babait.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat