Jennifer Lopez e mërzitur me Ben Affleck

Mediale Vip

Jennifer Lopez e mërzitur me Ben Affleck

Më: 16 dhjetor 2021 Në ora: 18:05
Jennifer Lopez, Ben Affleck

Jennifer Lopez nuk është aspak e lumtur me Ben Affleck për deklaratat që ai bëri së fundi sa i përket marrëdhënies me ish-bashkëshorten e tij.

Ylli 49-vjeçar i “Last Duel” ka marrë reagime të forta për pretendimin se ai ishte shtyrë për të pirë pasi ndihej i bllokuar në martesën e tij me Jennifer Garner, madje edhe J Lo mendohej se ishte e mërzitur për komentet e tij.

“Mendoja se nuk mund të largohesha për shkak të fëmijëve të mi, por nuk isha i lumtur dhe pyesja veten çfarë të bëja. Dhe ajo që bëra ishte të pija një shishe alkool dhe rashë të flija në divan, gjë që doli të mos ishte zgjidhja”, tha aktori.

Megjithatë, këngëtarja vazhdoi ta mbështeste partnerin e saj në publik, teksa e mbante për dore kur po shkonte në studion e një emisioni.

Ben ndezi polemika me një intervistë në “The Howard Stern Shoë” pasi ai e barazoi alkoolizmin e tij me ish-gruan e tij dhe një burim i tha Page Six se Jennifer është e dëshpëruar.

“Ajo po bëhet pjesë e kësaj sepse është e lidhur me të. Ajo është takuar me Jennifer Garner. Ajo po përpiqet të njohë atë dhe fëmijët e Ben”, tha burimi.

MailOnline ka kontaktuar përfaqësuesit e Jennifer për komente. Pavarësisht pretendimeve për shqetësim, Jennifer Lopez dukej në humor të mirë teksa shoqëronte Ben.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat