Ronaldo e Rodriguez zbulojnë gjininë e binjakëve

Mediale Vip

Ronaldo e Rodriguez zbulojnë gjininë e binjakëve

Më: 17 dhjetor 2021 Në ora: 00:27
Cristiano Ronaldo dhe partnerja e tij, Georgina Rodriguez

Lojtari i Manchester United, Cristiano Ronaldo dhe partnerja e tij, Georgina Rodriguez, kanë bërë të ditur të enjten gjininë e binjakëve që po presin, përmes një postimi në rrjetet sociale.

Çifti e ka bërë të ditur lajmin në mënyrën më të ëmbël, teksa kanë shpërndarë një video familjare të fëmijëve të tyre më të mëdhenj, me djemtë në njërën anë dhe vajzat nga ana tjetër.

Në pamje shihen fëmijët duke mbajtur dy tullumbace të zeza, derisa sapo numëruan në tre, ata i shpërthyen ato. Me këtë rast, zbukurimet rozë fluturuan në dysheme nga njëra anë, ndërsa ato me ngjyrë të kaltër nga një tullumbace tjetër, duke sinjalizuar se çifti janë në pritje të një djali dhe një vajze.

Fëmijët dukeshin të gjithë të emocionuar nga lajmi, pasi zbulimi i gjinisë në këtë mënyrë ishte atraktive edhe për ata.

"Aty ku jeta fillon dhe dashuria nuk mbaron kurrë #i bekuar", ka shkruar vetë Cristiano në postim, duke i bashkëngjitur edhe një zemër.

Ndjekësit e Ronaldos nxituan të dërgonin urime nga më të ndryshmet.

Cristiano dhe Georgina njoftuan se ishin në pritje të binjakëve, disa muaj më parë. Ylli portugez pati shpërndarë një foto në Instagram që tregonte atë dhe Georginan, të shtrirë në shtrat ndërsa mbanin me krenari dy skanime të foshnjave në kamerë.

"Me kënaqësi ju njoftoj se presim binjakë. Zemrat tona janë plot dashuri - mezi presim t'ju takojmë #të bekuar”, pati shkruar futbollisti.

Cristiano është tashmë baba i katër fëmijëve, duke përfshirë vajzën trevjeçare Alana Martina të cilën e ka me Georgina Rodriguez, binjakët katër vjeç Eva Maria dhe Mateo, të cilët kanë lindur nga një surrogate, dhe djalin 10-vjeçar Cristiano Jr, të cilin e ka nga një marrëdhënie e mëparshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat