Trazohet rrjeti sërish, Jonida Maliqi shfaqet me xhaketë të Romeos

Mediale Vip

Trazohet rrjeti sërish, Jonida Maliqi shfaqet me xhaketë të Romeos

Më: 17 dhjetor 2021 Në ora: 10:29
Jonida Maliqi

Vëllezërit Veshaj po marrin vëmendje të madhe mediatike.

Donald dhe Romeo Veshaj janë dy aktorët shqiptar të humorit që pëlqehen mjaft shumë nga një masë e gjerë.

Donaldi tanimë veç se është bërë kryefjalë në mediat rozë e sidomos pas lidhjes me këngëtaren Beatrix Ramosaj në Big Brother Vip.

Por para se të niste lidhjen me të, Donaldi i kishte dërguar Borës varësen e tij e cila u bë virale në internet.

Me gjasë vëllezërit Veshaj e paskan zakon që ish të dashurave të tyre t’iu lënë diçka për ti kujtuar ata përherë.

Së fundmi edhe këngëtarja Jonida Maliqi ka postuar foto ku shfaqet veshur me një xhaketë të cilën Romeo e kishte pasur sezonin e kaluar.

Përndryshe, Romeo kohët e fundit ka qenë mjaft i përfolur për ndarjen nga Aleksia Peleshi.

Image
Romeo Veshaj
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat