Ben Affleck shpjegon deklaratat “negative” për ish-bashkëshorten

Mediale Vip

Ben Affleck shpjegon deklaratat “negative” për ish-bashkëshorten

Më: 17 dhjetor 2021 Në ora: 15:18
Ben Affleck, Jennifer Garner

Ben Affleck ka thënë se ndihej i ‘kurth’ në martesën e tij me Jennifer Garner dhe beson se nëse do të kishin vazhduar bashkë, me shumë mundësi ai do të kishte ende probleme me alkoolin.

Ylli i “Good Will Hunting” e bëri komentin gjatë një interviste në “The Howard Stern Show” ku ai gjithashtu pranoi se kishte hezituar për të rifilluar marrëdhënien e tij me ish-të fejuarën Jennifer Lopez.

“Ne ndoshta do të kishim përfunduar në fyt të njëri-tjetrit. Ndoshta ende do të kisha pirë”

Ben shkoi në rehabilitim për varësinë nga alkooli në vitin 2018. Ai u nda zyrtarisht me ish-gruan e tij në qershor të vitit 2015, një ditë pas përvjetorit të 10-të të tyre.

“Një pjesë e arsyes pse fillova të pija ishte sepse isha i bllokuar. I thoja vetes se nuk mund të largohesha për shkak të fëmijëve të mi, por nuk isha i lumtur. Dhe ajo që bëra ishte të pija një shishe alkool dhe më zuri gjumi në divan, gjë që doli të mos ishte zgjidhja. Në fund të fundit, ne u përpoqëm sepse kishim fëmijë, por të dy ndiheshim sikur nuk donim që ky të ishte modeli që fëmijët tanë e shohin martesën”, shtoi ai.

Pas komenteve të tij, Ben u përball me një reagim të ashpër në rrjetet sociale për ‘fajësimin’ e ish-gruas Jennifer për alkoolizmin e tij në të kaluarën. Disa madje shkruanin se ai ishte i alkoolizuar para se të martohej me Garner. Për këtë arsye, ai ka reaguar duke iu dashur të shpjegojë se intervista është prerë në shumë pjesë dhe ka dalë nga konteksti.

Sipas aktorit, ai dhe Garner e respektojnë njëri-tjetrin dhe bëjnë çmos për t’u kujdesur për tre fëmijët e tyre.

 “Është pikërisht e kundërta e asaj që jam unë. Kurrë nuk do të doja që fëmijët e mi të besonin se do të thoja një fjalë të keqe për nënën e tyre.”- u shpreh Affleck.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat