Tom Holland e ka shumë seriozisht me Zendaya-n

Mediale Vip

Tom Holland e ka shumë seriozisht me Zendaya-n

Më: 17 dhjetor 2021 Në ora: 15:24
Tom Holland, Zendaya

Tom Holland zbuloi se ai po planifikon të marrë një pauzë nga aktrimi për të krijuar një familje.

Gjatë një interviste të fundit me People,aktori  25-vjeçar  tha se donte ‘të bënte një pushim dhe të fokusohej në krijimin e një familjeje dhe të kuptoja se çfarë dua të bëj jashtë kësaj bote’.

Aktori ka qenë në lidhje me bashkë-yllin e tij në Spider-Man Zendaya për disa vitet e fundit, megjithëse ai nuk e përmendi emrin e saj gjatë diskutimit.

Kur u pyet për arsyetimin e vendimit të tij, aktori vuri në dukje se ai i kishte kushtuar një periudhë të gjatë kohore aktrimit dhe donte të ngadalësonte ritmin në të ardhmen.

Holland u shpreh se ai ka ‘kaluar gjashtë vitet e fundit duke qenë kaq i fokusuar në karrierën time.’

Tom më pas vuri në dukje se mezi priste të bëhej baba në të ardhmen.

Aktori u shpreh: ‘I dua fëmijët. Mezi pres të bëhem baba, mund të pres dhe do ta bëj, por mezi pres!’

Holland theksoi se ai ishte veçanërisht i mirë me fëmijët dhe kalonte shumë kohë me të afërmit e tij më të vegjël në evente familjare.

“Nëse jam në një dasmë apo festë, jam gjithmonë në tavolinën e fëmijëve duke me ta”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat