Mariah Carey tregon pse nuk vozit makinën

Mediale Vip

Mariah Carey tregon pse nuk vozit makinën

Më: 17 dhjetor 2021 Në ora: 23:52
Mariah Carey

Krijuesja e hitit "All I Want For Christmas Is You", e cila ka binjakët 10-vjeçarë, Moroccan dhe Monroe me ish-bashkëshortin Nick Cannon, ka mbetur me patentë shofer të skaduar, sepse nuk ndihej rehat ta drejtonte veturën kur jetonte në Nju Jork. .

“Unë nuk drejtoj makinën. Është më mirë për botën, dhe gjithashtu kam lënë që patenta ime të skadojë shumë kohë më parë kur u largova nga ky vend”, ka thënë Carey.

Pavarësisht reputacionit të divës, Mariah këmbënguli se është e lumtur të ndihmojë me gatimin për Krishtlindje.

“Unë gatuaj në datën 24. Bëj recetën e babait që më la para se të vdiste. Dhe më pas në Krishtlindje kemi një darkë tradicionale. Nuk do të gënjej, njerëzit ndihmojnë, por jam shumë mirë me purenë e patateve”, është shprehur këngëtarja.

Mariah njihet si Mbretëresha e Krishtlindjeve për shkak të serisë së saj të hiteve festive dhe ndërsa mendon se vlerësimi është "mahnitës", ajo këmbënguli se nuk do ta përdorte titullin për t'iu referuar vetes.

“Nëse do ta dija si vajzë e vogël që një ditë dikush do të më thërriste kështu, do të ishte shumë e mahnitshme. Por unë mendoj se është mungesë respekti të jesh i tillë, kjo është ajo që jam, kjo është ajo që jam”, ka thënë ajo.

Kënga e saj “All I Want For Christmas Is You” është shpallur kënga më e mirë festive e të gjitha kohërave.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat