U ndanë pas ngacmimeve që i bëri Beniadës? Aleksia flet për lidhjen me Romeon

Mediale Vip

U ndanë pas ngacmimeve që i bëri Beniadës? Aleksia flet për lidhjen me Romeon

Më: 18 dhjetor 2021 Në ora: 18:27
Aleksia Peleshi dhe Romeo Veshaj

Aleksia Peleshi dhe Romeo Veshaj janë ende bashkë. Këtë e aprovoi vajza e ministrit të Mbrojtjes, Niko Peleshi, e ftuar në emisionin "Goca dhe Gra" në Top Channel.

Ajo tha se prezenca e tij në Big Brother VIP është thjesht pjesë e profesionit të tij, përveç faktit që aty brenda ka edhe të vëllanë, Donald Veshajn.

U përfol se pati një krisje mes tyre pas ngacmimeve që Romeo Veshaj i bëri Beniadës kur hyri në Big Brother.

“Big Brother është një format argëtimi. Romeo është i asaj fushe (artist, humorist). Ai e di çfarë kërkon hilaritet dhe humor te publiku dhe ia servir atë. Nuk ka lidhje me ne. Ajo ka qenë diçka për humor dhe unë këtë e kam pranuar si pjesë e profesionit të tij në momentin që jam lidhur me një artist,”- tha Peleshi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat