Elita Rudi: Gjiko kërkon të bëjë këngë me mua, por nuk po pranoj

Mediale Vip

Elita Rudi: Gjiko kërkon të bëjë këngë me mua, por nuk po pranoj

Më: 19 dhjetor 2021 Në ora: 00:26
Elita Rudi dhe Gjiko

Moderatorja Elita Rudi dikur e kishte sprovuar veten edhe në muzikë.

Megjithëse me kalimin e viteve ajo u fokusua vetëm në prezantim dhe jetën e saj private, duekt se ofertat për t’iu rikthyer muzikës nuk kanë munguar.

Madje një prej tyre ka ardhur nga bashkëshorti i saj, reperi Gjiko, i cili mesa duekt e ka duet të ëndrrave një këngë me Elitën.

Këtë  ka bërë të ditur vet moderatorja dhe influencerja Rudi përmes një përgjigje të dhënë ndaj një fansi, që e kishte pyetur nëse “ka menduar të bëjë ndonjëherë këngë me Gjikon”.

“E kërkon, por nuk po pranoj, apo gaboj?”, ka pyetur Elita ndërsa ka lënë anash dy opsione “Po” dhe “Jo” për të votuar.

Image
Elita Rudi/InstaStory

Në përgjigje tjera të dhënë ndaj ndjekësve, ajo ka treguar gjithashtu se ka pasur oferta për të prezantuar emisione në Shqipëri, por është fokusuar te projekti i saj i ri teleivziv në Kosovë që do të vijë së shpejti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat