Mësohet arsyeja e ndarjes së Dua Lipës me vëllain e motrave Hadid

Mediale Vip

Mësohet arsyeja e ndarjes së Dua Lipës me vëllain e motrave Hadid

Më: 19 dhjetor 2021 Në ora: 08:05
Dua Lipa dhe Anwar Hadid

Dua Lipa dhe Anwar Hadid duket se i kanë dhënë përfundimisht fund lidhjes.

Thashethemet kanë nisur prej javësh ndërsa çdo ditë e më tepër po thellohet dyshimi se nuk ka kthim prapa edhe pse vet çifti nuk ka folur ende për këtë.

Anwar ka fshirë të gjitha fotot me Duan madje i ka bërë edhe “unfollow” në Instagram, në anën tjetër Dua vazhdon ta ndjekë ende.

Së fundmi burime për “Ok Magazine” tregojnë se arsyeja e ndarjes është distanca.

“Të udhëtosh kaq shumë dhe të jesh larg partnerit është e vështirë. Marrëdhënia e tyre po kalon një krizë”, tha një burim i tyre për The Sun.

Çifti janë në lidhje dashurie prej 3 vjetësh.Anwar ka shoqëruar Duan edhe në vizitat e saj në Kosovë dhe Shqipëri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat