Edhe Kaci i befasuar me largimin e DJ PM dhe Dagz: Kush i eliminoi këta, publiku i deshi më shumë se gjithë ata që janë në shtëpi

Mediale Vip

Edhe Kaci i befasuar me largimin e DJ PM dhe Dagz: Kush i eliminoi këta, publiku i deshi më shumë se gjithë ata që janë në shtëpi

Më: 19 dhjetor 2021 Në ora: 18:30
DJ PM dhe Dagz / Kaci Lleshi

Në spektaklin e së premtes në Big Brother VIP u eliminuan djemtë nga Kosova, DJ PM dhe Dagz.

Megjithëse me votat e publikut, njëri prej tyre do të rikthehej, fati kësaj radhe nuk ishte në duart e Pajtim Krasniqit (emri i plotë i PM).

Ky i fundit u largua përfundimisht për ta lënë në garë vetëm mikun e tij, Arbër Gumnishtën (emri i vërtetë).

Sidoqoftë, largimi i tyre bëri që të ketë reagime të shumta duke qenë se që në fillim i dhanë një atmosferë me ndryshe shtëpisë.

Konfuz me largimin e djemve së fundmi është bërë edhe parukieri i njohur, Kaci Lleshi.

Ai ka bërë një postim në InstaStory duke thënë se si ka mundësi që të largohen PM dhe Dagz, duke qenë se publiku i donte shumë.

“Këta publiku i deshti më shumë se gjithë ata që janë në shtëpi. Kush i largoi, kush..?”, u shpreh Lleshi.

DJ Dagz ndërkaq garon akoma për çmimin e madh prej 100 mijë eurosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat