Premtoi linjën e re të kukullave, fansat të zhgënjyer nga Cardi B, kërkojnë paratë mbrapsht

Mediale Vip

Premtoi linjën e re të kukullave, fansat të zhgënjyer nga Cardi B, kërkojnë paratë mbrapsht

Më: 19 dhjetor 2021 Në ora: 19:31
Cardi B

Pas një proteste në rrjetet sociale nga fansat e Cardi B, të cilët u zemëruan nga vonesat e vazhdueshme me lançimin linjës së saj të kukullave, reperja e famshme ka njoftuarse linja nuk do të dalë në treg.

Një përfaqësues i Cardi B tha se arsyeja është vonesa e prodhimit dhe transportit e shkaktuar nga COVID, si dhe shqetësimet e vetë artistes për cilësinë e produktit, thuhet në raportin e publikuar nga TMZ.

Fansat që shpenzuan 35 dollarë për një kukull kritkuan prodhuesin, markën e kukullave të modës Real Woman Are, dhe thanë se ndiheshin të mashtruar.

“Cardi duhet ta kontrollosh këtë kompani, sepse ky është një mashtrim i qartë. Shiko sa shumë njerëz mbetën pa kukullën e tyre”, shkroi në rrjetet sociale të reperes një ndjekës javën e kaluar. "Kjo kompani nuk përgjigjet më as në email."

Reperja e famshme njoftoi me gëzim hedhjen në treg të kukullave për 118 milionë ndjekësit e saj në Instagram në mars, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas.

“Frymëzuar nga unë. Krijuar nga unë. Dizenjuar nga unë,” shkroi Cardi B. "Kjo do të thotë shumë!!"

Real Woman Are filloi të marrë paraporosi për kukullat pas njoftimit.

Pas vonesave, kompania njoftoi se do të fillonte t’i dërgonte kukullat në tetor. Por kur dërgesat nuk u realizuan, fansat e shqetësuar dhe klientët e zemëruar kërkuan përgjigje në mediat sociale.

"Asnjë kukull nuk është dërguar tek asnjë klient dhe ata vazhdojnë të shesin më shumë pa dhënë ndonjë përditësim për grupin e parë të porosive... ata madje çaktivizuan komentet në postimin e fundit në mënyrë që të mashtrojnë më shumë njerëz për të blerë... të gjithëve na u tha fillimisht se ne do t’i merrnim kukullat në korrik, pastaj në shtator, tani nuk kemi fare asnjë të dhënë!”

Sipas TMZ, Cardi B i kërkoi kompanisë që të japë rimbursime për klientët menjëherë nëse nuk e ka bërë tashmë.

Përfaqësuesit e reperes dhe kompanisë së prodhimit nuk kanë reaguar publikisht.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat