Madonna nuk njeh moshë

Mediale Vip

Madonna nuk njeh moshë

Më: 21 dhjetor 2021 Në ora: 16:05
Madonna

Madonna zbuloi se është kthyer në studio duke bërë muzikë të re dhe ka lajmëruar fansat për ‘surprizat’ që do të vijnë në vitin e ri.

Diva 63-vjeçe fotografi të shumta të saj në mediat sociale duke punuar me Swae Lee dhe Lauren D’Elia, ndër të tjera.

“Shumë mirë që jam kthyer në studio duke bërë sërish muzikë. Surpriza në Vitin e Ri”, shkroi ajo në postim.

Madonna bëri turne përgjatë viteve 2019 dhe 2020 si alter ego e saj “Madame X”, që ishte edhe emri i albumit të saj të fundit në studio.

Dokumentari “Madame X”, i cili tregon udhëtimin e saj me 75 data si në skenë ashtu edhe në momentet e prapaskenës, u publikua në tetor.

Videografi i saj personal Ricardo Gomes e ndoqi superyllin gjatë turneut të saj Madame X, për të krijuar filmin. Ai gjithashtu përfshin rastet kur ajo luftoi me lëndimet e ijeve dhe gjurit që përfundimisht e detyruan të anulonte disa shfaqje në SHBA, Mbretërinë e Bashkuar dhe Portugali, sipas MTV.

Turneu gjithashtu përfundimisht do të anulohej nga kriza e COVID-19 në rritje, e cila do të konsiderohej një pandemi në mes të marsit të vitit 2020.

Madonna adoptoi David Banda, 15 vjeç, Mercy James, 15 vjeç dhe binjakët Stella dhe Estere, tetë vjeç, të cilët kishin lindur të gjithë në Malavi, Afrikë. Këngëtarja ka edhe vajzën Lourdes, 24 vjeç, me Carlos Leon dhe djalin Roço, 20 vjeç, me ish-bashkëshortin Guy Ritchie

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat