Madonna ka një premtim për fansat

Mediale Vip

Madonna ka një premtim për fansat

Më: 22 dhjetor 2021 Në ora: 15:44
Madonna

Këngëtarja e njohur amerikane, Madonna, është rikthyer në studio incizuese dhe do të lansojë muzikë të re gjatë vitit të ardhshëm.

Ylli 63-vjeçar i muzikës pop i ka ngacmuar 17 milionë ndjekësit e saj në Instagram, duke i paralajmëruar se është kthyer në studio ku po punon krahas reperit Swae Lee dhe producentes Lauren D’Elia, në realizimin e, siç e ka quajtur këngëtarja, befasisë për vitin e ri.

“Sa mirë të kthehesh në studio dhe të bësh muzikë sërish. Shumë befasi do të vinë gjatë vitit të ardhshëm”, kishte shkruar Madonna në postimin e saj.

Ylli i hitit “Material Girl” e cila gjatë karrierës disa dekadëshe i ka lansuar 14 albume të incizuara në studio, besohet se është duke e riincizuar hitin e saj “Frozen” më reperin 28-vjeçar, Swae Lee, kjo pasi këngës i është rikthyer popullariteti falë një remixi të bërë viral në rrjetin social TikTok.

“Madonna ka qenë gjithmonë një artiste që është përshtatur dhe ka lëvizur me kohën, prandaj edhe pas gati 40 vitesh po vazhdon të jetë e njohur. Remiksi i këngës ‘Frozen’ është përdorur në një sërë videosh të TikTok-ut dhe ajo shpreson që duke e përfshirë reperin, Swae Lee, do ta ndihmojë që kënga ta arrijë audiencë të re”, ka deklaruar një burim i afërt me këngëtaren për gazetën “The Sun”.

Swae Lee i cili ka punuar me Madonnan në albumin e saj të fundit, “Madame X”, në të kaluarën foli për atë se sa shumë ishte emocionuar që ka pasur rastin të bashkëpunoj mbretëreshën e muzikës pop.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat