Burcu Ozberk feston në sheshxhirim: “Tani jam një vit më e rritur”!

Mediale Vip

Burcu Ozberk feston në sheshxhirim: “Tani jam një vit më e rritur”!

Më: 24 dhjetor 2021 Në ora: 09:20
Burcu Ozberk

Burcu Ozberk e ka festuar ditëlindjen e saj të 32-të, e mbuluar nga dhuratat dhe buqetat me lule në sheshxhirim. Aktorja i ka bërë fansat ta admirojnë atë me interpretimin e personazheve që rrëmbyen zemrën dhe vëmendjen e publikut kohë më parë.

Ajo gjithashtu, edhe pse në moshë të re, me shumë role të interpretuara mbi supe, është cilësuar aktorja më e mirë në zhanrin “komedi romantike”.

Burxhu ka shpërndarë fotot e ditëlindjes së saj në rrjetet sociale dhe në pak kohë ka marrë urime, pëlqime dhe komente të panumërta.

“Një vit më e rritur“.

Ishte mbishkrimi shoqërues i momenteve nga festa në sheshxhirim.

Ajo, e qeshur dhe e lumtur, fryu qirinjtë e tortës së ditëlindjes, e rrethuar nga shumë dashuri, miq e kolegë, tashmë ashtu siç ajo vetë tha “Një vit më e rritur”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat